Ermira Mehmeti pritet t’i bashkëngjitet LSDM-së?

Dikur ajo ishte një prej deputeteve më aktive në Bashkimin Demokratik për Integrim.  Jo rrallëherë binte ndesh edhe me qëndrimet e kryesisë së këtij subjekti politik, si dhe nuk ngurronte të kritikonte ashpër dhe publikisht avancimet pa kritere të disa kuadrove të caktuar brenda BDI – së. Kjo e bëri që të gëzojë në masë të madhe popullaritet, mirëpo njëkohësisht edhe e shtoi numrin e kundërshtarëve brenda ish partisë së saj. Karriera e saj politike do të hynte në një pikë të ndjeshme me rastin e publikimit të bisedave të përgjuara, një rrëfim ky që shpalosi edhe një pjesë të ndjeshme të popullatës shqiptare në Maqedoni, se ata mund edhe të ishin tolerant kur bëhej fjalë për biseda kur dëgjoheshin afera nga më të ndryshme korruptive, por jo edhe në rastet kur publikoheshin bisedat intime, e me theks të veçantë ndaj gruas shqiptare. Ermira Mehmeti nuk u dorëzua edhe në këtë situatë, pavarësisht se kundër saj kishte edhe ish bashkëpartiak të cilët më pas edhe do t’i fajësonte për publikimin dhe montimin e këtyre përgjimeve. Si kryefamiljare dhe mbajtëse e familjes, ajo nuk do të dorëzohej. E vetëdijshme se sulmohet vetëm ngaqë nuk kishte banda kriminale që do ta mbronin, ajo u distancua nga subjekti i saj politik, por asnjëherë edhe nga karriera e saj profesionale. Ajo filloi punën e saj si notere, por nuk u shkëput asnjëherë nga përgjegjësia e saj publike.

Reaguese ndaj fenomeneve të ndryshme shoqërore dhe politike, së fundmi ish deputetja e BDI – së, Ermira Mehmeti ka dalë në mbrojte të deputetit shqiptar të LSDM’së, Muhamed Zeqiri, i cili u raportua se u sulmua nga struktura të caktuara shtetërore.

E kontaktuar nga portali Sakte.net Ermira Mehmeti as nuk e ka pohuar e as mohuar mundësinë e vazhdimit të karrierës së saj politike në një subjekt maqedonas, në këtë rast në LSDM – në e Zoran Zaev. Ajo ka qenë përkrahëse e barabarësisë qytetare, platformë kjo e trumbetuar fuqishëm nga LSDM.

Mbetet të shihet në të ardhmen se cilat do të jenë hapat e intelektuales së re shqiptare, për të cilën është shumë i hershëm pensionimi politik!./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme