Ermira merr zjarr, shfryen kundër VMRO – DPMNE’së

Po na zemërohen kur vendi fqinj u mohon të drejtën e përdorimit të emrit, kurse bashkëqytetarëve ua mohojnë përdorimin e gjuhës së tyre, është mesazhi që ish detutetja nga rradhët e BDI-së ka dërguar përmes rrjetit social Facebook.

Zemërohen kur një vend tjetër fqinj u kishte mohuar të drejtën si shtet amë të kujdeset për pjesëtarët e popullit të saj përtej kufijve, kurse protestojnë pse një shtet amë kujdeset për të drejtat e popullit të vet.

Zemërohen kur kisha në një vend të tretë fqinj përzihet  në çështjet autoqefale dhe të identitetit, kurse vet i detyrojnë predikuesit të përzihen në politikë dhe të udhëheqin protesta shoviniste kundër bashkëqytetarëve të tyre.

P. S. Ky nuk është një status nacionalist. Kjo është një përpjekje e thjeshtë për të ilustruar se politika e mohimit të të drejtave të dikujt është po aq zhgënjyese për të gjithë, për të gjitha kombet dhe për të gjitha bashkësitë etnike.”, ka shkruare në profilin e saj Ermira Mehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme