Kështu bëri të ditur Ambasada Amerikane në Podgoricë pas takimit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, transmeton Klankosova.tv.
“Në takim, Escobar inkurajoi kryeministrin Krivokapiq që të mbajë fokusin e qeverisë në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, njoftoi ambasada e Amerikës me anë të një postimi në Twitter.



