Gazetare: Fatlume Dervishi
Komisioni për zgjedhje dhe emërime deri në fund të javës duhet të zgjedhë shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit dhe lista të kalojë për miratim në seancë plenare.
Kandidatët më herët i janë nënshtruar intervistimit kurse sipas vlerësimit të publikuar në faqen e Kuvendit, në krye të listës qëndron Tatjana Dimitrovska, e punësuar në Entin Shtetëror të Revizionit, në vendin e dytë gjykatësve Sofija Spasova Medarska, dy këshilltarë të deritanishëm të Antikorrupsionit Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri si dhe avokatët Vlladimir Klekovski dhe Suzana Joshevska Atanasovska.
Lista e kandidatëve për Komisionin kundër korrupsionit
- Tatjana Dimitrovska – 76 pikë
- Sofija Spasova Medarska – 75.86 pikë
- Biljana Karakashova Shulev – 74.28 pikë
- Besnik Xhemaili – 74.14 pikë
- Zoran Bogoevski – 73.57 pikë
- Cveta Ristovska – 70.57 pikë
- Servet Demiri – 67.28 pikë
- Vlladimir Klekovski – 65.57 pikë
- Suzana Joshevska Anastasovska – 65.43 pikë
Të gjithë kandidatët e tjerë nga lista me gjithsej 42 emra, kanë marrë më pak pikë. Komisioni që bëri selektimin përbëhej nga deputetë të pushtetit dhe opozitës, përfaqësues i Avokatit të Popullit dhe përfaqësues të Këshillit për bashkëpunim mes qeverisë dhe organizatave joqeveritare.
VMRO-DPMNE-ja e cila ka pasur përfaqësuesit e tyre në komisionin për selektim, thotë se anëtarët e rinj duhet të luftojnë korrupsionin.
“Të punojnë sipas ligjit, të luftojnë kundër korrupsionit e cili është plaga më e madhe e kësaj shoqëria dhe nëse këtë e bëjnë duke qenë të pandikuar dhe të paanshëm atëherë e kanë mbështetjen tonë të plotë”, tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.
Anëtarët e rinj do të duhet të marrin detyrën nga 8 shkurti./ Alsat.mk