Marko Djuric, Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për ‘Kosovë e Metohi’ të qeverisë serbe, ka eskaluar duke deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është një lëvizje fashiste e shoviniste.
Djuric ka bërë që të reagoi për mos certifikimin e kandidatëve të Lista Srpska’s nga KQZ sot, duke deklaruar se serbëve në Kosovë nuk i mbetën më asnjë e drejtë.
Ai e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si lëvizje fashiste dhe shoviniste që vendosin masa të
“Përfaqësuesit e asaj lëvizjes fashiste e shoviniste Vetëvendosje sot në KQZ vendosën masa të ndarjes etnike, ku serbëve edhe formalisht iu hoq statusi i qenieve të lira njerëzore në të vetë deklaruarën Kosovë”, tha Djuric.
Anëtarët e KQZ nuk aprovuan sot kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës pas abstenimit të dy anëtarëve të VV’së.
Kujtojmë se Djuric njihet për deklaratat e tij nxitëse dhe propaganduese në drejtim të shtetit të Kosovës.