Në Qeveri sot pritet të nënshkruhet marrëveshje mes ekzekutivit dhe Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.
Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja trelaterale do të ndihmoj procesin e digjitalizimit në vendin tonë.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ambasadroja e Estonisë në vendin tonë Kristi Karelson dhe ajo e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.
Projekti do të duhet ta zbatojë Sekretariati për Çështje Evropiane, me ndihmë financiare nga SHBA, Estonia dhe ndihmë ekspertësh nga Qendra Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.