NGA PROF. DR. HIVZI MUHARREMI
Mbrëm në Galerinë e Arteve “Vlladimir Horvat” në Zagreb u hap ekspozita përsonale e piktorit akademik Xhevdet Spahija, i cili para dashamirëve të artit të Zagrebit prezantohet me vepra kryesisht të punuara në katër vitet e fundit e atë me tablo nga: Etnologjia, historia dhe mitologjia, titulluar “Veshjet Popullore Shqiptare në Pikturë ”.
Në këtë trikonomi frymëzimesh kryesisht mbarshtrohet edhe tërë opusi ekspozues i autorit në galerinë e qytetit të Zagrebit. Gjithashtu do thenë se autori i ekspozitës Spahija është shumë aktiv në vitet e fundit ku ishte prezent me hapjen e ekspozitave personale në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Fier, Berat, Gjirokastër etj. Pra, aktivitetin krijues e ka filluar që nga vitet e tetëdhjeta e deri me sot pa ndërprerje.
Ekspozita si tërësi shpërfaq punën e paprajshme të krijuesit, kryesisht në vitet e fundit të krijimtarisë së tij artistike, të motiveve dhe imazheve në gjinitë e ndryshme të artit, si dhe autori posacërisht me këto tri ciklet e fundit orvatet që ta bëjë një prezantim në aspektin kronologjik të periudhave më të rëndësishme historike duke filluar nga ajo e Ilirëve të besimeve mitologjike, pastaj atyre historike përmes përsonaliteteve më të njohura dhe më të ndritshme të cilët kanë vepru dhe kontribu për cështjen tonë kombëtare gjatë luftërave të periudhave të ndryshme historike si dhe me një theks të vecantë piktori i ka trajtuar veshjet-kostumet e periudhave historike nga fusha etnografike e begatë të historisë sonë. Andaj, këto vepra si një tërësi të opusit krijues të autorit flasin dhe janë dëshmi të autoktonësisë sonë që nga etnogjeneza e Iliro-pellazgëve e deri me sot në vijimësi pa e ndërprer kontinuitetin zhvillimor të tipareve më parësore të vendeve më piktoreske dhe të frekventuara nga turistet e hapësirave të ndryshme shqiptare.
Portretet dhe figuracioni kompozicional i piktorit, poashtu sikurse edhe tablotë e imazheve të shumta të peizazheve janë realizuar me një përkushtim të madh përveç anës reale ato ngërthejnë edhe elementet ekspresive, psikologjike dhe shpirtërore duke filluar nga: “Shkodranet me veshje kostumesh autoktone”; “Valltarët”; “ Portret malësori”; ku autori e vë në spikamë anën e brendshme shpirtërore të tyre si dhe karakteristikat e veshjeve ku në aspektin etnografik portretet karakterizohen me karakteristikat dhe vecoritë më të njohura të atij ambienti specifik ku kanë jetuar dhe jetojnë që nga të parët tonë e deri me sot dhe në mënyrë kontinuele gjitha ato tipare përcjellën brez pa brezi në ambientet tona shqiptare. Në aspektin narativ piktori Xhevdet Spahija përmes këtyre veprave në mënyrë kronologjike e paraqet historinë e popullit shqiptar dhe përmes figurave më markante dhe më të ndritshme duke filluar nga ato mitologjike që fillon me kompozicionin e “Kullës së Rozafës” në Shkodër, me personalitetet më të shquara historike të periudhave vijues historike si: “Portreti i Skënderbeut”; “Portreti i Ismail Qemailit”; “Portreti i Isa Boletinit”, pastaj e “Nëna Terezës” janë vepra më madhështore që cdo njëra evokon një periudhë apo periudha të shumta ku cdo herë kemi qenë në mbrojtje të teritoreve arbënore nga pushtuesit e ndryshëm të Perandorive si nga ajo Romake, sllave, Otomane….
Në këto vepra dominon fryma e introduktit ekspresiv, levizja e penelit është më i furishëm, struktura koloristike është shumë më pastuoze veçanërisht këto karakteristika janë të theksuara në trajtimin e figurave apo të portreteve, ndërsa hapësira kompozicionale është realizuar me një strukturë shumë më të çiltër koloristike.
Në fund do thënë se ekspozita e piktorit Xhevdet Spahija tek artdashësit të Zagrebit ka zgjuar interesim të madh, e vecanërisht akcenti kryesor i vetëhapjes së ekspozitës në Kroaci me 27 Nëntor në prag të festës më të madhe shqiptare 110 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit tregon se sa kanë qenë të interesuar kroatet dhe me kënaqësi e kanë mirëpritur një eveniment të tillë shqiptar.