Kandidatja nacionaliste në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke e lidhur këtë edhe me anëtarësimin e vendit në BE, ka shkruar Euractiv.
Portali informon se sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 90 për qind të votave të numëruara, Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, ka fituar me gati 40 për qind.
Ajo është shumë përpara presidentit Stevo Pendarovski nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SDSM), i cili fitoi afër 20 për qind të votave. Të dy do të përballen në rrethin e dytë më 8 maj, por perspektivat për Pendarovskin nuk janë të mira, thekson Euractiv dhe kujton se në të njëjtën ditë do të ketë zgjedhje parlamentare./ Alsat.mk