Në aksionin e mbrëmshëm të policisë dhe Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është gjetur një kuti me euro, dollarë, lira turke, franga zvicerane dhe denarë, konfirmojnë burime policore për televizionin Telma, transmeton Portalb.mk.
Mbrëmë në vendkalimin kufitar Tabanovc, policia dhe PNKOK kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në kuadër të hetimit për keqpërdorim të policëve kufitar dhe doganierëve. Kjo shkaktoi ndalesë disa orëshe për hyrjen e udhëtarëve në Maqedoni.
“Në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po zhvillojmë një aksion të përbashkët në vendkalimin kufitar Tabanoc. Nesër do të kemi detaje”, njoftoi dje MPB.
Përveç bastisjes në godinën e pikës kufitare dhe kabinat për kontrollin dhe legjitimimin e pasagjerëve, jo zyrtarisht mësohet se bastisje ka pasur edhe nëpër shtëpi private të policëve të cilët janë të punësuar në pikën kufitare “Tabanovc”.