Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Dzhambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë këtë gjë.
Ai theksoi se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit.
Dzhambaski shtoi se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.