Eurodeputeti katalonas thotë se Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën para se të futet në BE

Në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” eurodeputeti katalonjas, Josep Maria Terricabras, ka thënë se parlamenti i Katalonjës do të shpallë sot pavarësinë e vendit duke jetësuar vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve të saj, të cilët votuan në referendumin e së dielës.

Të vetëdijshëm për represionin dhe për vrasjet që mund të ndodhin nga qeveria spanjolle, populli katalonjas ka zgjedhur rrugën e tij drejt mëvetësisë. Në këtë pikë ata kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, kurse prej njohjeve të para presin edhe atë nga Kosova e nga Britania e Madhe, transmeton zeri.info

Zëri: Kur po flasim për Kosovën dhe për njohjet a do të detyrohet Serbia ta njohë Kosovën apo një gjë e tillë nuk është e domosdoshme?

Terricabras: Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Që nga Marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 Serbia ka pranuar legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Ky është një hap shumë i rëndësishëm edhe pse jo i mjaftueshëm sepse kushti i pashmangshëm për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian është që të kesh institucione të pastra demokratike dhe të respektosh vendimet e popullit, duke përfshirë ato të minoriteteve. Lufta e Ballkanit ka qenë një eksperiencë shumë mizore. Dëshiron kohë që t’i shërojë të gjitha plagët dhe t’i rindërtojë urat e dialogut. Kjo kërkon punë të madhe dhe durim.

Zëri: Zotëri Terricabras, kosovarët e fituan shtetin e tyre, katalonjasit a do të ndalen në idealin e tyre?

Zëri: Lëvizja për pavarësi është rritur në dekadën e fundit. Në vitin 2008, kur gjykata kushtetuese dha vendimin e saj për zhvlerësimin e autonomisë për Katalonjën, me çka shkatërruan statusin tonë të autonomisë, atëherë lëvizja për pavarësi u rrit në mënyrë të menjëhershme. Në shtatë vjetët e fundit, çdo ditë e më shumë njerëz i janë bashkuar kësaj lëvizjeje. Unë mund t’ju siguroj juve që veprimet ekstreme të ditës së diel, që ishte një eksperiencë e tmerrshme, kanë forcuar këtë lëvizje. Në fakt, veprimet e qeverisë spanjolle janë duke na ndihmuar ne çdo ditë e më shumë. Prandaj për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, jo, katalonjasit nuk do të ndalen. Ndoshta pas shumë viteve, por Katalonja tani është realitet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme