Eurodeputetja Daly: Veprimet e Von der Leyen dhe të BE-së mundësuan gjenocidin e Izraelit në Gaza

Anëtarja e Grupit të Majtë të Parlamentit Evropian, Clare Daly tha se veprimet e presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen dhe të BE-së kanë bërë të mundur gjenocidin që Izraeli po kryen në Gaza, raporton Anadolu.

Në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, u mbajt aktiviteti me temë “A po shkon Evropa nga kriza në katastrofë?”.

Krahas Daly në aktivitet morën pjesë edhe ish-ministri grek i Financave, Yanis Varuofakis, ish-anëtarja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Bernadette Devlin McAliskey si dhe shumë persona të tjerë. Gjatë një fjalimi në aktivitet, Varuofakis tha se në BE nuk do të ndryshojë asgjë për sa kohë që nuk ngrihen barrikadat për të ndaluar nxitësit e luftës.

Daly tha se Gaza do t’i japë drejtim historisë dhe se njerëzit në shumë vende të botës kanë paraqitur qëndrim të drejtë në çështjen e Gazës dhe se nuk kthehen nga kjo.

Në një deklaratë për AA pas aktivitetit, Daly foli për sulmet e Izraelit në Gaza dhe qëndrimin e Von der Leyen për këtë çështje. Ajo tha se sulmet e Izraelit në Gaza kanë arritur në pragun e gjenocidit. Daly theksoi se këtë nuk e thotë vetëm ajo por edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe raportuesja speciale e OKB-së për Palestinën.

“Veprimet e Von der Leyen dhe të BE-së kanë bërë të mundur gjenocidin (në Gaza). Ata janë bashkëpunëtorë dhe jo vetëm që nuk bëjnë asgjë, ata kanë siguruar vazhdimin e këtij gjenocidi duke vazhduar trajtimin pozitiv që Izraeli ka parë në marrëdhëniet me BE-në, duke armatosur Izraelin dhe duke ofruar mbështetje retorike. Edhe ata janë bashkëfajtorë po aq sa Izraeli”, tha Daly.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme