Televizioni evropian Euronews ka raportuar për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Kosova ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton Euronews.
Ai është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Haradinaj ishte komandant gueril gjatë 1998-99 luftës në Kosovë dhe Serbia e konsideron atë një kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes në ish-provincën së saj, raporton ky televizion.
Theksohet se Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike, është gjykuar dhe liruar dy herë në gjykatën e OKB-së në Hagë për krime lufte