Eva Longoria mahnit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen elegante në darkën bamirëse

Aktorja e njohur amerikane Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë, teksa u shfaq në një darkë bamirësie me një paraqitje elegante dhe plot shkëlqim.


Ylli i “Desperate Housewives” parakaloi në tapetin e kuq me një fustan glamuroz që theksonte linjat e saj trupore, ndërsa kombinimi me bizhuteri luksoze dhe grimin minimalist u komentua gjerësisht nga mediat rozë dhe fansat në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, Longoria u shfaq tepër e buzëqeshur gjatë eventit dhe pozoi për fotografët së bashku me personalitete të tjera të njohura të botës së kinemasë dhe modës.

Në intervistat e shkurtra për mediat, ajo foli edhe për emocionet që i sjell rikthimi në Kanë, duke e cilësuar festivalin si “një nga eventet më të bukura dhe frymëzuese në botë”.

Paraqitja e saj u vlerësua menjëherë nga ndjekësit, të cilët e përshkruan aktoren si “ikonë elegance” dhe “një nga femrat më të bukura të tapetit të kuq” këtë vit.

eva longoria2

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme