Të paktën 6, 750 njerëz nga qyteti i Gutas lindore janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke bërë kështu largimin më të madh brenda një dite, njoftojnë mediat.
Një kolonë e gjatë prej 100 autobusësh është parë në mëngjes e të martes në koridorin e Irbinit pranë provincës së Idlibit, ku ky rajon është mbajtur nga rebelët, raporton agjensia shtetërore e Sirisë “Sana”.
Më parë rreth 6, 000 njerëz janë larguar nga qyteti i Harastas, e cila kishte qenë e kontrolluar nga grupi rebel Ahrar al-Sham, dhe qytete tjera si Irbin, Zamalka, Jobar, distriktit të Ain Tarmas – këto ishin kontrolluar nga grupi tjetër rebel Faylaq ar-Rahman, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Grupi i tretë rebelë në Gutan lindore të Doumas, që konsiderohet si enklava më e madh e cila është shtëpia e 140, 000 njerëzve ka refuzuar t’i dorëzohet regjimit të Sirisë.
Sipas aktivistëve, marrëveshja ndërmjet grupit rebel Jaish al-Islam dhe rusëve do të përfundojë në fund të javës.
Guta lindore ka qenë nën kontrollin e grupit rebel që prej mesit të vitit 2013. Këtë vit, qeveria e Asadit vendosi një rrethim të rreptë në periferi të Damaskut, në të cilën qëndronin 400, 000 njerëz.
Për gjashtë javë rresht, forcat qeveritare të Sirisë të mbështetura nga luftëtarët rusë, kanë rrethuar qytetin duke e bombarduar, vrarë rreth 1, 500 njerëz dhe të plagosur më shumë se 5, 000./Periskopi/