Shirat e shumtë në Serbi kanë shkaktuar situatë të jashtëzakonshme, ku si pasojë thuhet se ka edhe viktima, por ende nuk dihet numri i saktë. Disa zona dhe fshatra janë evakuuar, ka thënë zëvendësshefi i njësisë së shpëtimit, Dragan Doncevski.
Situata më e rëndë është në Ulmja dhe në Vrsac të Serbisë, pasi raportohet se uji tashmë ka hyrë në shumë shtëpi, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Departamenti i Emergjencave ka evakuuar deri tani 42 banorë, derisa është konfirmuar edhe ka edhe të vdekur.
Ekipet e shpëtimit dhe policia dhe ambulanca janë në vendet e përmbytura.
Gazeta Express në vazhdim sjell detaje të tjera…