“Evropa është më e brishtë se kurrë”, Macron shpalos planin për reformimin radikal të BE-së

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti sot një konferencë për media në Universitetin e Sorbonës, ku shpalosi planet e tij për një reformim radikal të BE-së.

Në fjalimin e tij Macron ngriti alarmin se Evropa është sot më e brishtë se kurrë, ndërkohë që bëri thirrje për një integrim më të thellë duke përfshirë krijimin e një force të përbashkët mbrojtëse.

Presidenti francez tha gjithashtu se dëshiron një buxhet të përbashkët të eurozonës si dhe forcimin e lidhjeve mes votuesve europianë dhe institucioneve të tyre.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një polici të përbashkët kufitare, si dhe vendosjen e taksës së karbonit në mbarë Evropën.

Presidenti i tha audiencës se: “Rruga e vetme që siguron të ardhmen tonë është rindërtimi i një Evrope që është sovrane, e bashkuar dhe demokratike”.

Macron e përfundoi fjalën e tij duke thënë se kontinenti ishte më i brishtë se kurrë për shkak të fuqizimit të nacionalizmit dhe forcave euroskeptike.

Fjalimi i tij vjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve në Gjermani, ku Angela Merkel, një ndër lideret me më shumë fuqi në BE u rikonfirmua për një mandat të katërt.

Blloku i saj CDU / CSU mbeti partia më e madhe në Bundestag, por do t’i duhet ndoshta të bëjë një koalicion me euroskeptikët FDP-së, të cilët ndoshta mund t’i frenojnë ambiciet që ajo ka për bllokun.

Kreu i Demokratëve të Lirë të FDP-së ka kritikuar ashpër zgjerimin e eurozonës, duke u shprehur se parashikon të frenojë planin e Macron për buxhetin e eurozonës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme