Evropa para 250 vjetëve

Të përditshmet, javoret dhe revistat mujore angleze informonin edhe për ngjarje të ndryshme shkencore, ekonomike dhe kulturore.

Shekulli XVIII ishte periudhë e fillimit të një bumi ekonomik në industrinë e tekstilit të Evropës Perëndimore.

Më 1764 gazeta “The Ipswich Journal”, do të shkruante se industria e manifakturës së prodhimit të veshmbathjeve nga mëndafshi në Britaninë e Madhe, ishte përsosur aq shumë, saqë me kualitet i afrohej asaj të Dresdenit. Shpresohej se mbretëresha do të përkrahte këtë degë të re të ekonomisë britanike.

Pra, elita angleze ishte e vetëdijshme për rëndësinë e përkrahjes së prodhimit vendor, si kusht i përparimit të vendit dhe qetësisë sociale. Në anën tjetër, Mihail Vasiljeviq Lomonosov, anëtar i Akademisë së Shkencave të Rusisë, kishte bërë një projekt që për qëllim kishte hapjen e rrugëve tregtare nga Deti (Oqeani) i Ngrirë i Veriut për në Amerikën Veriore.

Kjo do të thoshte se Rusia, si fuqi e re botërore, vazhdonte me këmbëngulje politikën e saj të ekspansionit territorial në të gjitha drejtimet. Ndërkohë, në Paris, ishte demonstruar puna e një mjeti të ri mekanik për korrjen e grurit. (Artikullin e plotë të Memli Sh. Krasniqit mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme