‘Evropiani është vetëm fillimi’, Sylvinho: Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror

Trajneri i kombëtares Sylvinho thotë se kualifikimi në Europian është vetëm fillimi për Shqipërinë. Sipas brazilianit po punohet për të krijuar një mentalitet fitues, që konsiston me synimin për t’u kualifikuar në çdo europian apo botëror.


“Shqipërisë nuk duhet t’i mjaftojë kualifikimi. Nuk duhet të shkojë në Europian dhe pastaj të zhduket. Dua të krijoj një mentalitet që në çdo Europian dhe Botëror, Shqipëria të kualifikohet. Ky është objektivi im pas Europianit. Ky është vetëm fillimi për Shqipërinë, që ka një tifozëri të jashtëzakonshme. Kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme në Pragë. Më dukej sikuar luanim në shtëpi dhe jo në transfertë,”-u shpreh Sylvinho për “cronachedispogliatoio”.

Më 2 dhjetor në Gjermani, në orën 18:00, do të hidhet shorti i Europianit ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në grupe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme