Express gozhdon Ramën: Miku jot Vuçiç provokoi Kosovën, ti që komenton çdo gjë përse po hesht?

Ka kaluar 24 orë kur Serbia provokoi duke nisur një tren me parrulla provokuese nga Beogradi në Mitrovicë pa lejen e autoriteteve të Kosovës.

Ndaj kësaj ngjarje, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka dënuar akoma ngjarjen.

Gazeta Express në Kosovë ka sulmuar Ramën përse ende nuk ka një reagim për provokimin që ka bërë miku i tij, Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas gazetës në Kosovës, Rama që komenton çdo gjë në rrjetet e tij sociale, për provokimin me trenin që bëri Vuçiç s’ka bërë akoma asnjë koment.

Ja çfarë shkruan gazeta Express në Kosovë:

Asnjë reagim nuk ka ardhur prej Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj veprimeve të homologut të tij serb, Aleksander Vucic, i cili nisi dje trenin në drejtim të Kosovës.

Vucic ishte në krye të organizimit të trenit serb i cili u ndalua të hynte në Kosovë.

Për këtë provokim po vazhdon të heshtë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Edi Rama është prej politikanëve shqiptarë që komenton pothuajse secilën ngjarje politike vendore e rajonale. Madje, FB e tij e përdorë edhe për të komentuar qëndrimin e ndjekësve të tij. Por, për provokimet e Vucicit në drejtim të Kosovës, ka heshtur dhe s’e ka thënë asnjë fjalë as në këto rrjete sociale.

Sidoqoftë, herën e fundit kur ishte për vizitë në Serbi, Edi Rama kishte deklaruar se Serbia për disa tema po sillet më shumë në mënyrë europiane se sa vet shtetet europiane.

“Serbia, që nuk është shtet anëtar, është sjellë në mënyrë më europiane se vendet anëtare” ka thënë Rama në Beograd.

Vucic kishte vendosur të niste trenin për Kosovë duke nxitur reagimin e institucioneve të Shtetit të Kosovës, të cilët nuk lejuan futjen e tij në Mitrovicë. Për të mos lejuar hyrjen e trenti atje kishin dalë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Rama, më herët kishte folur edhe për pajtimin shqiptaro serb, duke krahasuar Serbinë me vendet e BE’së.

“Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit për veten e tyre dhe për Ballkanin, atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten e tyre dhe për Europën”, kishte thënë Edi Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme