Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi Sem Fabrizi ka thënë se qëndrimi i BE-së rreth dialogut Serbi- Kosovë nuk ka ndryshuar dhe ai mendon se duhet arritur një zgjidhje afatgjatë e ligjërisht e detyrueshme, transmeton Koha.net.
Ka shtuar se nuk dëshiron t’i komentojë idetë që përmenden si zgjidhje e mundshme kontestit është ndarja.
“Serbia dhe Kosova duhet të merren vesh për diçka që është reale dhe e qëndrueshme. Ndërsa ideja për ndarje ose ndonjë ide tjetër ne nuk e komentojmë në kuptimin e përmbajtjes së marrëveshjes”, citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë ai.
Siç ka njoftuar kjo agjenci, ai ka thënë se BE-ja edhe më tej mendon se taksa që Kosova ka vënë ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet.