Russia Today, agjencia e ruse e lajmeve në gjuhën angleze dhe e mbështetur nga Kremlini, është bllokuar nga Facebook deri pas ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump si President.
Rrjeti social tha se bllokimi është aktivizuar pas një ankese që ka marrë në lidhje me të drejtat e autorit për një video të shpërndarë nga “RT”, ku shfaqej Presidenti Obama në një konferencë për shtyp.
Facebook thotë se bllokimi prej tre ditësh i “Russia Today” nuk ka lidhje me inaugurimin e Donald Trump si President ditën e premte.
Vetë “RT” ka reaguar dhe thotë se po përpiqet që t’i rikthehet në funksion të plotë faqja e saj në rrjetin social, ndërsa këmbëngul se ka përdorur një video legjitime të konferencës së Barack Obamas të marrë nga “Associated Press”./ Top Channel