Facebook ka ende probleme me… gjoksin

Sakte.net  /  E enjte, 13 Tetor 2016  –  18:35

Facebook po kritikohet për censurimin e artikujve për mamografinë, për shkak të një fotoje ku ekspozohet gjoksi i një gruaje. Kompania ka kërkuar falje për këtë dhe ka rikthyer artikullin por tashë debati është ndezur.

Disa mendonin se rregullat e moderuara të Facebook janë seksiste. E në fakt bëhet djalë për një shkrim të Les Decodeurs, një faqe e menaxhohet nga gazeta franceze Le Monde. Ajo ka raportuar një iniciativë të fundit të qeversië për mamografinë. Në foto shfaqet një grua që i nënshtrohet mamografisë dhe shfaqet gjoksi i saj. Faebook e hoqi menjëherë artikullin, pasi sipas saj pamjet e gjirit dhunonin standardet e kompanisë.

“Faleminderit Facebook që lufton çdo ditë kundër gjoksit”, shkruan në Twitter një gazetar i “Le Monde”, Samuel Laurent.

Standardet e Facebook i ndalojnë përdoruesit të postojnë foto nudo, apo me përmbajtje seksuale, edhe pëse thotë se “fotot e grave që ushqejnë me gji, apo tregojnë gjoksin pas një operacioni” bëjnë përjashtim.

Facebook është përballur me kritika në vitet e fundit për ashpërsimin e politikave të lakuriqësisë, duke censuruar piktura, fushata, dhe së fundmi një foto ikonike nga lufta e Vietnamit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme