Facebook mbetet aplikacioni më i popullarizuar në vitin 2016

Në ditët e sodit, ne jemi duke përdorë aplikacione të ndryshme, të tilla si aplikacionet për përkthim, konvertim të valutave, kalkulator, si dhe për të kontrolluar e-mailat.

Nielsen, një kompani e cila merret me të dhënat globale, ka bërë një listë të aplikacioneve më të përdorshme në vitin 2016, transmeton Koha.net. Dhe rezultoi se në krye të top 10 aplikacioneve është askush tjetër përveç rrjetit social Facebook.

Sipas statistikave të Nielsen, aplikacionin e Facebookut mesatarisht e përdorin 146 milionë përdorues unik çdo muaj, dhe kjo është në fakt një rritje nga viti i kaluar prej 14 për qind.

Në vendin e dytë, radhitet aplikacioni Facebook Messenger, të cilin mesatarisht e përdorin 129 milionë përdorues unik çdo muaj. Facebook Messenger ka shënuar një rritje prej 28 për qind nga viti i kaluar.

Në vendin e tretë, është aplikacioni YouTube me rritje prej 20 për qind nga viti i kaluar, pas tij vjen Google Maps, Google Search e kështu me radhë. (Shihni më poshtë tabelën)

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme