Fajon fton Listën Serbe të kthehet në institucione

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, “ka shfaqur shpresën se Listës Serbe dhe Ekipit drejtues do t’u bëhet e mundur puna pa pengesa për hartimin e Statutit të Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe” dhe “ka ftuar përfaqësuesit politikë serbë që të marrin pjesë aktive në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë, në mënyrë që të ringjallin jetën institucionale i cili pa përfaqësuesit politikë serbë nuk ka qarkullim politik e institucionale”, kanë deklaruar nga Lista Serbe, raporton KoSSev, transmeton Koha.net.

Fajon është takuar dje me kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiqin, dhe me të ka biseduar, siç pohojnë në Listën Serbe, mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mbi formimin në të ardhmen të Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe.

Theksohet se ata “janë pajtuar rreth vazhdimit të dialogut dhe për ruajtjen e sigurisë e të stabilitetit të qytetarëve si dhe se çdo polarizim i problemit do të shkaktonte tensione shtesë dhe jo zgjidhje” dhe se “kështu do të asgjësoheshin përpjekjet e bëra deri tash në negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës”.

Lista Serbe nuk po merr pjesë në punën e institucioneve të Kosovës nga 9 tetori i vitit të kaluar, për shkak të miratimit të Ligjit për Trepçën, me të cilin Qeveria e Kosovës bëhet pronare e 80 për qind të këtij kombinati.

Edhe pse përfaqësuesit e kësaj Liste kanë deklaruar se respektimi i koalicionit qeverisës mbetet i vetmi kusht për kthimin e tyre në institucionet e Kosovës, ata më vonë thanë se miratimi i dekretit për formimin e Bashkësisë/Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ZSO-AKS) nga institucionet e institucioneve të Kosovës dhe ky është i vetmi kusht për kthim./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme