Fajon ka lajme të mira për Kosovën

Tanja Fajon, raportuese e Parlamentit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën i ka dhënë notë pozitive Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Në një përgjigje, sllovenja Fajon ka thënë se kur është fjala për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë progres i madh.

Megjithatë, Fajon, në përgjigjen e saj nuk ka folur konkretisht se kur mund të ndodhë liberalizimi I vizave.

“Kosova ka bërë progress të madh në përmbushjen e të gjitha kritereve të BE’së për liberalizimin e vizave” ka thënë ajo.

“Marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe sipas informative të mia, një progress i madh është bërë edhe sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” ka theksuar ajo.

Sipas Fajon, tani Komisioni Europian duhet ta njohë progresin që është bërë dhe se kjo do të bëhet shumë shpejtë.

“Sapo të japë Komisioni dritën jeshile, unë do të vazhdojë me procedurën e miratimit në Parlamentin Europian. Do të jetë thelbësore që Ministrat e BE’së të lëvizin shpejtë dhe po ashtu unë rreth kësaj do ta bëjë më të mirën e mundshme” ka thënë Fajon.

“Nuk kemi më asnjë arsye të mos veprojmë e as kohë të humbim. Qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm në Europë më shumë se kurrë më parë. Tani e kemi një rast unik që këtë ta bëjmë realitet”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme