Fajon shuan shpresat e kosovarëve që duan liberalizim: S’ka heqje vizash

Tanja Fajon, deputete Parlamentit Europian dhe raportuese për vizat në këtë institucion ka konfirmuar se Austria, si kryesuese e BE-së, nuk do ta fusë në rend të ditës votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e cilësuar situatën si “frustuese”, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Fajon, sipas këtij burimi, ka shfaqur drojën se ky skenar do të përsëritet edhe gjatë kryesimit të ardhshëm nga Rumania, vendi që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas Tanja Fajonit, asnjë nga vendet që do të kryesojnë gjatë dy vjetëve të ardhshme nuk do të jetë në gjendje ta përfshijë në rend të ditës çështjen e vizave për Kosovën.

Ajo ka paralajmëruar se sonte bashkë me Eduard Kukanin do të dërgojë letër në emër të grupit të eurodeputetëve dhe do të kërkojë nga BE që brenda një afati sa më të shkurtër të përmbushë pjesën e vet të premtimit, aq më parë se bëhet fjalë për kredibilitetin e institucioneve të BE-së.

“Qytetarët e Kosovës janë me të drejtë të zemëruar”, është shprehur Tanja Fajon, duke fp;ir për ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor në konferencën e organizuar think-tank, Frends of Europe.

“Unë do t’i tregoj me gisht qeveritë e BE-së që nuk janë në gjendje të përmbushin premtimet”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Ministrat e punëve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së mblidhen me 6 dhjetor në Bruksel.

Politikanë shqiptarë shpresonin që në këtë mbledhje ministrat do të votonin për rekomandimin e Komisonit Europian që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kryesimi nga Austrtia nuk do ta përfshijë në rendin e ditës këtë çështje për votim, meqë nuk ka vullnet politik të mjaftueshëm që të votohet heqja e regjimit të vizave për Kosovën, rikujton Rel në gjuhën serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme