Eurodeputetja Tanja Fajon ka paralajmëruar rrezikun e destabilizimit të rajonit, në rast të tendencës për të ndryshuar kufijtë. Këtë paralajmërim ajo ka dhënë gjatë një debate të organziaur në Serbi.
“E di që kjo çështje është shumë e ndjeshme. Duke u nisur nga përvoja me Slloveninë, mund të them se lëvizje të tilla siç janë ndryshimi i kufijve, janë të rrezikshme dhe mund të destabilizojnë rajonin prandaj duhet t’i shmangim”, ka thënë ajo, shkruan B92, transmeton Periskopi.
Ndryshe, sa u përket deklaratave të tilla si kjo e Fajon sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para disa ditësh u ishte përgjigjur duke thënë se ‘zëra të tillë janë të paarsyeshëm’.
“Janë të paarsyeshëm dhe të paqëndrueshëm të gjithë zërat që paralajmërojnë destabilizim në rajon, shkaku i një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë”, pati deklaruar Thaçi.