FAKTE/ Gjurmët e mizorive armene: shuarja e një qyteti azer dhe kthimi i xhamisë në strehë derrash

Karabagu i Azerbajxhanit arriti një fitore historike ndaj Legias së Varshavës, duke u kualifikuar me sukses në fazën e grupeve të Champions. Kjo fitore ka një rëndësi të dyfishtë sepse ndodhi në një kohë kur Azerbajxhani po bën një luftë kundër atyre që i quan pushtues armenë. Gjithashtu, FK Karabag është një klub refugjatësh.

Ekipi u themelua në 1951 në Agdam. Deri në vitin 1993, Karabagu luajti në Imrat Stadium, stadiumi i vetëm në Agdam. Së bashku me të gjithë popullsinë, klubi u dëbua në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Agdam i përket rajonit të okupuar Nago-Karabak. Ky qytet kishte rreth 40,000 banorë para pushtimit dhe armenët e shkatërruan plotësisht atë, duke kryer krime të tmerrshme. Sot, shumë e quajnë Agdamin “Hiroshima kaukaziane”.

Agdam është qendra e rrethit me të njëjtin emër në të cilin ushtria armene bëri gjenocid ndaj muslimanëve azerbajxhanas në 1992.

Revista franceze Valeurs Actuelles, në numrin e saj të 14 marsit 1992, shkruan: “Në këtë rajon autonom, armenët sulmuan azerbajxhanasit e Karabakut duke kryer një masakër të përgjakshme në më shumë se 100 fshatra muslimane.”

Ndërsa Le Monde, më 14 mars 1992 shkruante: “Gazetarët e huaj në Agdam panë gra dhe fëmijë të masakrjuar midis njerëzve të vrarë. Kjo nuk është propagandë e Azerbajxhanit, por një realitet ”.

Sunday Times, në 1 mars 1992, theksoi mizoritë e kryera nga armenët kundër azerbajxhanasve, të cilët po iknin nga sulmet ndaj qytetit të tyre. “Qindra, ndoshta mijëra, janë zhdukur dhe ndoshta kanë vdekur”.

“Ata ishin duke qëlluar, duke qëlluar, duke qëlluar ”, tha Razia Aslanova, e cila iku nga Agdami me gra dhe fëmijë të tjerë që kaluan nëpër linjat armene. Ajo tha se burri i saj, kunati dhe dhëndri i saj u masakruan para saj ndërsa vajza e saj u zhduk.

Qyteti fantazmë

Agdam është një qytet fantazmë sot. Agdam tani drejtohet nga grabitës dhe endacakë, dhe autoritetet armene ndalojnë vizitat në këtë qytet.

Rachel Cunningham, një grua nomade që ka një blog udhëtimesh, shkroi: “E vetmja gjë që qëndron akoma e ngritur në atë qytet është xhamia, por që është pushtuar nga derrat. Megjithëse shkëlqimi i saj është prishur, xhamia ende qëndron dhe shikon qytetin e shkatërruar.”

Një tjetër vizitor shkruoi: “Ne po hyjmë në Agdam. Shihen varrezat e shkatërruara muslimane në periferi të qytetit, nga ku fillojnë rrënojat. Rrugës për në xhami kalojmë një ndërtesë me pak mozaikë nga periudha sovjetike. Eshtë e vetmja ngjyrë që shihet. Ne jemi përpara asaj që dikur ishte një xhami, një vendi ku njerëzit luteshin, por ku sot është e pushtuar nga kafshët.

Fatkeqësisht, për të përdhosur sa më shumë trashëgiminë muslimane, banditët armenë e kthyen xhaminë e Agdamit në një stallë derrash. Kjo është arsyeja pse në vitin 2010, azerbajxhanët dhe turqit i shkruan Papa Benedikti XVI dhe i kërkuan atij të ndalonte ngjarje të tilla, edhe pse armenët janë një popull ortodoks që nuk e njohin Papën. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme