Falsifikoi librat e Ismail Kadaresë, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për menaxheren e një librarie

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për  60-vjeçaren Mirela Bardhi, e cila është menaxhere e një librarie të njohur në Tiranë.


Në librarinë që Bardhi menaxhonte, mësohet se janë gjetur kopje të paautorizuara të veprave të shkrimtarit Ismail Kadare.

Hetimi i ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj ka nisur pas një kallëzimi të Enxhi Hudhrit, vajzës së Bujar Hudhrit, drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”.

Kallëzuesja ka pohuar në prokurori se në 2 ditë të ndryshme ka blerë 5 botime të Kadaresë në këtë librari, për të cilët ka marrë edhe kupon tatimor, por që janë kopje të falsifikuara.

Bardhi akuzohet për “shkelje të të drejta të pronësisë” dhe “fshehje të të ardhurave”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme