Falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja kundrejt pagesave, arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Tre persona janë arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim ndërsa një është proceduar në gjendje të lirë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë falsifikuar certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja kundrejt pagesave.


Në pranga kanë rënë shtetasit M.P., 62 vjeç, O.J., 43 vjeç dhe E.Y., 42 vjeç. Është shpallur në kërkim shtetasja E.A., 34 vjeçe ndërsa është proceduar penalisht shtetasja B.N., 24 vjeçe.

Ata i falsifikonin këto certifikata, të cilat do përdoreshin në institucione arsimore, kundrejt një pagese prej 200-300 mijë lekë të vjetra për dokument.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Finish”.

Zbulohet një ambient i përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetase dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

M. P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme