Familja Dehari në pritje të një bashkëpunimi me Qeverinë e re

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pati deklaruar se gjatë javës së kaluar do të takohej me familjen e Astrit Dehari me të cilën edhe do të diskutonte në lidhje me shtetin ku do të kryhet ekspertiza ndërkombëtare për të.

Mirëpo, as javën e kaluar e as gjatë kësaj jave ai ende nuk është takuar me familjen Dehrari.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, avokati Tomë Gashi, i cili thekson se ata janë të gatshëm për një takim me ministrin e ri të Drejtësisë dhe për një bashkëpunim me të.

Megjithatë, ai thekson se familja Dehari ende nuk ka përzgjedhë institucionin përkatës për hetim dhe ekspertizë të pavarur.

“Ministri nuk është takuar me askënd prej familjes Dehari dhe në momentin që do të na ftojë ne do të paraqitemi dhe do të kemi një bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë por paraprakisht duhet ta përzgjedh familja Dehari institucionin përkatës për hetim dhe ekspertiza të pavarura”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, familja Dehari deri tash ka qenë në pritje të formimit të Qeverisë së re, pasi sipas tij, qeveria e kaluar ka refuzuar të angazhojë institutin e ekspertizës ligjore në Zvicër.

“Familja Dehari ka pritur formimin e Qeverisë, sepse Qeveria e mëhershme ka refuzuar që të angazhojë institutin e ekspertizës ligjore në Zvicër, që është përzgjedhur nga familja Dehari me arsyetim se Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Kuvendi i Kosovës ka lënë mundësi që familja Dehari të gjej një institucion përkatës në kuadër të Shteteve të Bashkimit Evropian apo në kuadër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Familja Dehari ka zgjedhur institutin zviceran meqenëse aty kanë jetuar për 20 vite dhe deri më tani nuk është krijuar asnjë shpenzim. Por shumë shpejt besoj se do të dalin me një vendim që do të kryejë dhe do të angazhojë ekspertë përkatës për hetim dhe për ekspertizë të pavarura”, ka shtuar Gashi.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka ndërruar jetë më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai ishte në paraburgim që nga 30 gushti i atij viti, kur ishte arrestuar nga Policia si i dyshuar për sulmin në Kuvendin e  Kosovës./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme