Presidenti i Republikës së Kosovës, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar shumë personalitete. Ndër të përzgjedhurit e Presidnetot Thaçi ishin edhe disa miq të tij, të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion.
Disa nga të dekoruarit kanë refuzuar dekoratën e Thaçit.
Sot edhe familja e komandantit të njohur, Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini”, ka refuzuar dekoratën e presidentit,
Ata kanë postuar dekoratën e dhënë nga ish presidenti shqiptar, Bujar Nishani. Shoqërura me nje shenim, “ …Kjo është e vetmja dekoratë e dhënë nga njerëzit e kombit që e pranojmë, respektojmë dhe
dashurojmë…”, thuhet në reagimin e familjes së Ekrem Rexhës, mbi publikimin e listës së presidentit për dekorimin e personaliteteve me medaljen e 10 vjetorit të pavarësisë, i postuar në faqën “Ekrem Rexha Komandant Drini” në facebook. Kujtojmë se Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini, u vra në rrethana misterioze me 8 maj të vitit 2000.