Familja e malazezit që vrau kosovarin nga Deçani tani i frikësohet gjakmarrjes (Foto)

Ulqinaku Savo Gjurisic 29 vjeç, sipas mediave malazeze e ka pranuar para hetuesve se më 2 mars në fshatin Pinjes, ka vrarë me armë zjarri Beç Likajn 53 vjeçar nga Carrabregu i Deçanit, përcjellë gazetametro.net.

Vëllai i dorasit, Marko duke folur për mediat malaziase e ka konfirmuar krimin, dhe ka thënë se familja e tij janë të tronditur nga situata.

“Askush nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Të gjitha këto janë spekulime dhe histori të rrugës. Por, më e keq se kaq nuk mund të jetë. Ai e shkatërroi vetveten dhe neve”, ka thënë Marko.

Trupi i vdekur Likajt është transferuar në Departamentin e Patologjisë Ligjore në Qendrën Klinike në Podgoricë për obduksion.

Sipas informatave jozyrtare, viktima ka tre vëllezër, dhe familja Gjurisic tani ka frikë nga gjakmarrja.

Vrasja e kosovarit ne Ulqin

Ngjarja

Vrasja është kryer në banesën e një femre me të cilën dorasi kishte mosmarrëveshje.

Kur Gjurisic shkoi te banesa e kësaj femre, bashkë me të e gjeti edhe kosovarin shtetas zviceran, nga Carabregu i Deçanit. Pas vrasjes Gjurisic kishte ikur në drejtim të ish hotelit Galeb, ku edhe e hodhi armën, por u arrestua pas 20 minutave.

I dyshuari S. Gj, u ka thënë autoriteteve se vrasjen e ka kryer të enjten në mbrëmje rreth orës 19:00 në banesën e një femre me inicialet M.D, me të cilën kishte pasur një mosmarrëveshje.

Duket kosovari i cili ndodhej në banesën e kësaj femre kishte ndërhyrë për të ndërmjetësuar, dhe gjatë kësaj kohe ishte qëlluar në gjokës disa herë nga arma e kalibrit 7.65 mm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme