Familja pesë-anëtarëshe që u mbytë në Suharekë, jetonte në Zvicër

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër.

Udhëtimi i tyre u shndërrua në tragjedi, bashkë me kryefamiljarin vdiq edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij. Ata kishin ardhur në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore, shkruan Express.

Rruga në magjistralen Duhël-Suharekë është bllokuar totalisht. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vetura kishte goditur autobusin. Ndërsa në rrugën e njëjtë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme