Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë sot familjen e ish-presidentit tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova.
Presidenca njofton se takimi do të zhvillohet sot në orën 12:30 në kabinetin e Presidentit.
Vajza e Rugovës, Teuta, aktualisht deputete, e kishte votuar Thaçin për president, duke thënë se kjo ishte vazhdimësi e traditës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, që të respektohen marrëveshjet dhe të bëhen kompromise të mëdha.