Avokatët dhe familjarët e gjashtë gylenistëve të arrestuar përmes një komunikate, kanë njoftuar se deri më tani nuk u është dhënë e drejta e kontaktit me familjarët e tyre dhe se deri më tani nuk kanë informacion për ata.
Sipas tyre “Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina po mbahen ende në ambasadën turke në Prishtinë ndërsa Hasan Huseyin Gunakan, Kahraman Demirez dhe Cihan Ozkan mbahen ende të fshehur në aeroportin Adem Jashari, për doktorin Osman Karakaya nuk dihet fati i tij”.
“Thërrasim institucionet mediat dhe shoqërinë civile që të kërkojnë llogari nga institucionet në fjalë të bllokojnë urgjent deportimin e jashtëligjshëm të tyre duke vepruar mënjëherë ngaqë në çdo çast pritet deportimi i tyre në rrugë të fshehura. Kosova ende ka shpresë të ruaj dinjitetin e saj”, thuhet në komunikatën e tyre dërguar mediave.