Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka pritur sot në një takim familjarët e 6 të depërtuarve turq, të cilëve u ka premtuar zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI me Policinë e Kosovës.
“Me mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të institucioneve përgjegjëse do të bëjmë ç ‘është e mundur për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq”, raportohet të ketë thënë Arifi gjatë takimit me familjarët e gylenistëve nga Turqia.
Arifi është arsyetuar para familjarëve se kryeministri nuk ka qenë i informuar për aksionin dhe se për këtë gjë sot ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKI-së dhe ministrin e Punëve të Brendshme.
Në komunikatë thuhet se gjatë takimit familjarët u informuan për gjithë këtë situatë të krijuar dhe morën zotimin se do të sqarohen të gjitha të panjohurat lidhur me këtë rast.