Familjarët e 14 viktimave në spitalin modular të Tetovës kërkojnë dorëheqjen e prokurorit publik republikan dhe të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve që kanë marrë pjesë në gjykimin e tragjedisë që kishte ndodhur më 8 shtator 2021. Ne protestën e organizuar para prokurorisë republike në Shkup familjarët dhe qytetarë të tjerë drejtuan akuza të rënda ndaj organeve të drejtësisë për fshehjes e së vërtetës lidhur me djegien e spitalit modular.
Protestuesit thonë prokuroria për të mbrojtur personat përgjegjës në këtë tragjedi jo vetëm që nuk ka marrë parash hetimet e ekspertëve gjerman por edhe të njëjtat i ka fshehur. Kjo sipas tyre edhe një herë dëshmon se jeta në Maqedoni është peng i tenderëve për përfitimeve të materiale të njerëzve të lidhur me pushtetin.
“Ata sot nuk janë ne mesin tone vetëm se nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. Jeta e qytetareve ne këtë shtete është peng i thesareve dhe tenderëve ka kritere dhe fitime materiale, por u vërtetua se korrupsioni vret. Korrupsioni vret ne këtë vend. Të gjithë flasin për integrim ne Bashkimin Evropian dhe sundim te se drejtës, por ne këtë shtet nuk respektohet me e shenjta, jeta njerëzore. 14 viktima, zero dite burg”, u shpreh një familjar i viktimave.
Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorët e spitalit në Tetovë. Drejtori i spitalit, Florin Besimi, dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, nuk do ta vuajnë dënimin nëse brenda tre vjetëve nuk e përsërisin veprën. Kërkesa për përgjegjësi dhe rigjykim u aktualizua pas një hulumtim të Rrjetit Gazetari Hulumtuese – IRL, i titulluar “Vrasje në Tetovë” që pretendon se spitalet modulare për COVID-19, përfshirë atë të djegur në Tetovë, ishin ndërtuar në mënyrë të papërshtatshme duke anashkaluar shumë procedura ligjore. /Alsat.mk