Familjarët në Mejë nuk do t’i lënë më politikanët për homazhe nëse nuk bëjnë gjë për memorialin

“Lëndina e Pikëllimit” edhe pas 19 vjetësh mbetet vendi ku familjarë, qytetarë të shumtë dhe liderë politik mblidhen në të njëjtin vend që të kujtojnë një nga masakrat më të mëdha të ndodhura gjatë luftës në Kosovë.

Fshati Mejë i Gjakovës çdo vit kujton tmerrin kur 376 persona u vranë nga forcat paramilitare serbe. Për fatin e disa prej tyre ende nuk dihet.

Përveç dhimbjes, familjet janë tejet të dëshpëruara me gjendjen e varrezave. Paralajmërojnë se nëse nuk rregullohen, në të ardhmen nuk do të lejojnë zyrtarët politikë që të bëjnë homazhe.

Varret e të rënëve për liri, janë nderi i vendit, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj u zotua se do të angazhohet për rregullimin e Kompleksit Memorial, përmes së cilit tha se do t’i tregohet botës për të vërtetën e përjetimeve të këtij populli.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës ka vendosur lule tek përmendorja në Prishtinë e dedikuar për personat e zhdukur me rastin e Ditës së të Pagjeturve.

Ai kërkoi nga institucionet në Serbi që të japin të dhëna për 1600 trupat e pagjetur, bashkë edhe me zbardhjes e autorëve të krimit

Që të mbyllet çështja e të pagjeturve edhe kërkuar edhe nga grupi parlamentar i LDK-së.

Homazhe janë bërë edhe nga përfaqësues të AAK-së.

Në këtë ditë, kushtuar të pagjeturve, edhe misioni EULEX, ka shprehur përkushtimin për ta vazhduar rrugëtimin drejt zbardhjes së fatit të këtyre njerëzve.

Shefja e misionit, Alexandra Papadopoulou ka apeluar që të jepen mostrat e gjakut për analizat e ADN-së në mënyrë që të lehtësohet procesi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme