Familjarët para spitalit, presin informata për të lënduarit e tjerë nga aksidenti tragjik

Para spitalit “8 shtatori” janë mbledhur qindra familjarë të të lënduarve dhe të vdekurve nga aksidenti i sotëm tragjik që ndodhi në rrugën Shkup – Tetovë.

Zyrtarisht 13 persona janë të vdekur, por numri i të lënduarve është i madh, ndërsa familjarët e të lënduarve shumë rëndë arrijnë të marrin informata.

Ata presin çfarë do informate për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kaluan më shumë se tri orë, informatat i marrim nga mediat, është mirë që të marrim ndonjë njohuri”, kanë thënë familjarët.

Pritet edhe njoftim zyrtar nga MPB se çfarë ka ndodhur në aksident.

Ka pasur bisedë me vozitësin e autobusit, i cili është i lënduar dhe i hospitalizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme