Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen “Kastriot Muco” në Fier.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe Policia, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetra familje kanë mbetur në errësirë.
Operatorët e OSHEE janë ne terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.