Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit që kryeministri Edi Rama i bëri Zërit të Amerikës, pasi kjo media publikoi përgjime për punësimet në burgje në kohën kur ky Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga Arben Çuko.
Rama ka sulmuar VOA-n për të cilin thotë se flet nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi llogje telefonike, ndërsa Basha thotë në reagimin e tij se sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari.
Sipas Bashës, fasada ra dhe tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij.
Reagimi i Bashës në Twitter:
Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!/BW/