Nga Bardh Spahia
Kryeministri u mundua të na shesë përrallën se kullat në Tiranë u jepen të huajve sepse na duhet eksperiencë ndërkombëtare për shkak të kompleksitetit të tyre. Por e vërteta që zbulon The Guardian nga “The Albanian Files” është një skandal i përmasave të frikshme.
Dy kulla gjigante me 45,000 m² i janë besuar një arkitekti të njohur për PROJEKTIM KUZHINASH eksperimentale. Vetë ai pranon në libër se e mori punën pas një telefoni nga njerëzit e Ramës “pa e kuptuar çfarë po ndodhte”, duke theksuar se këtu “ka pak rregulla dhe askujt nuk i bëhet vonë për kontekstin urban”.
Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar identifikon sektorët e pasurive të paluajtshme dhe turizmit në Shqipëri si qendra kryesore të pastrimit të parave, duke theksuar se sektori i ndërtimit është “infiltruar rëndë nga fonde të paligjshme”. Raporti i saj vlerësoi se 1.6 miliardë euro “para të pista” ishin pastruar përmes pasurive të paluajtshme shqiptare.
Arkitektët e huaj e përshkruajnë atë shumë qartë. “Rama kurrë nuk i emëron arkitektët vetë,” thotë një anëtar i grupit ArchArmy. “Por ai i prezanton ata tek ndërtuesit (zhvilluesit). Dhe është e nënkuptuar që, nëse ata zgjedhin një nga arkitektët e tij, ata (ndërtuesit) do të marrin lejen për të ndërtuar atë që duan”.
Betonizimi i shfrenuar i Shqipërisë është qartësisht skema më e përhapur dhe më masive e pastrimit të parave të krimit të organizuar!
Qeveria është e kapur fund e krye, duke e kthyer vendin tonë në një lavatriçe gjigante betoni ku riciklohen paratë e pista në dëm të qytetarëve dhe hapësirës publike.
Shqipëria nuk është lavatriçja juaj!
The post Fasadat kanë rënë dhe këtë herë i çjerr The Guardian! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



