Fati i Çairit në katër vitet e ardhshme në duart e 700 votuesve

Kush do të jetë kryetar i Komunës së Çairit, do të vendosin banorët e tre rrugëve të cilët votojnë në vendvotimin 2901, në rivotimin të dielën më 12 nëntor, pasi që Gjykata Administrative e pranoi ankesën e Lëvizjes Besa, ku më pas edhe KSHZ e miratoi vendimin për rivotim, ku më herët i kishte refuzuar të gjitha ankesat, shkruan “Civil“.

Të dielën në Çair do të vendoset për fatin e njërit nga kandidatët për kryetar komune Visar Ganiu nga BDI-ja apo Zeqirja Ibraimi nga BESA do të ulen në kolltukun e të parti të komunës.

Besa, e pakënaqur nga forma e zbatimin të procesit zgjedhor në rrethin e dytë në Çair, ku në KSHZ ka parashtruar 89 ankesa. Ankesat që ishin për vendvotimet në Çair, më së shumti kishte të bëjë me numërimin e votave, ku përfaqësuesit e autorizuar të partisë i kanë vlerësuar si të pavlefshme fletëvotimet të cilat, sipas asaj që thuhet në ankesë, se qartë shihet dëshira e shprehur e votuesve, gjegjësisht për kandidatin e tyre për kryetar. “Në vendvotimin 2901, Komuna e Çairit, gjatë mbledhjes dhe konfirmimit të votave, votat që i janë besuar Besës konsiderohen si të pavlefshme edhe pse qartë është parë dëshira e shprehur e votuesve.

As gjatë procedurës së votimit, as gjatë procedurës së numërimit dhe konfirmimit të rezultateve, përfaqësuesit tanë të autorizuar janë ballafaquar me presion të madh që të mos regjistrojnë vërejtjet e tyre në procesverbalin me numër 16. Gjithashtu, mbi të është kryer presion edhe më i madh që të mos regjistrojnë vërejtje në Komisionin Komunal Zgjedhor në afat prej 5 orëve pas përfundimit të votimit, në përputhje me nenin 117 paragrafi 6 nga Kodi Zgjedhor”, qëndron në ankesën e Besës, konkretisht për vendvotimin 2901 ku do të rivotohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme