Fati i Gjukanoviqit dhe i Malit të Zi në duar të “shqiptarit çetnik”, siç e quajnë Dritan Abazoviqin!

Përbërja e qeverisë së ardhshme në Malin e Zi në situatën kur DSP e Gjukanoviqit me partner ka vetëm 40, ndërsa opozita 41 deputet, varet nga një njeri përkatësisht nga lideri i Lëvizjes Qytetare URA e Dritan Abazoviq, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Dritan Abazoviq është shqiptar i lindur në Ulqin dhe është politikolog me profesion, ka qenë deputeti me moshën më të re në parlamentin malazez dhe një kohë drejtor i televizionit “Teuta” në Ulqin.

Partitë opozitare në vendin fqinj pothuajse janë të barazuara me me partinë në pushtet DPS të presidentit Milo Gjukanoviq që tash e 30 vite pothuajse vazhdimisht ndërrohet nga kryeministër në president.

Opozita tash nëse i bashkohen edhe subjektet e partive të pakicave kombëtare që jetojnë këtu mund të krijojnë qeverinë e re, po kjo nuk do të jetë lehtë pasi tashmë boshnjakët kanë dal hapur kundër kësaj, ndërsa Abazoviq ka propozuar qeveri ekspertësh.

Ekspertët dhe analistët politik janë unik në vlerësimin se do të jetë ngushtë dhe secila palë ka gjasat dhe do mjaftojnë katër deputete e URA-së që do vendosin peshojën për njërën a palën tjetër.

Kështu fati i skenës politike në ditët e ardhshme në Malin e Zi praktikisht varet nga një njeri, nga një shqiptar – lideri i Lëvizjes URA dhe listës “E zeza në të bardhë” e Dritan Abazoviq, të cilin pasi ka bërë karrierë në politikë ndonëse ende në moshë i ri e quajnë “shqiptari çetnik” , gjë që sipas deklaratave të mëhershme kjo nuk i pengon! /Bota Sot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme