Fatmir Besimi i ka refuzuar – punonjësit e kulturës kanë mbetur pa rrogë më të madhe

Gazetar: Ile Petrevski

Pas protestave disajavore, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Filmit dhe Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, sot kanë patën takim me ministrin e Financave, Fatmir Besimi. Pas një ore negociatash, sindikalistët dolën kokë ulur. Nga Besimi kanë marrë përgjigje negative. Për ta nuk ka rritje rroge. Marrëveshja kolektive, që ata kërkuan të nënshkruhet për herë të dytë, u refuzua nga ministri dhe kështu kërkesa e tyre për rritje prej 30 për qind nuk do të ndodhë, të paktën për momentin.

“Shtatëdhjetë për qind e të punësuarve në të tri institucionet kanë pagë nën mesatare, që do të thotë rreth 25 mijë denarë apo 400 euro, dhe krahasimi është në raport me rritjen aktuale që kanë marrë personat e emëruar. Revolta ekziston gjithmonë, por ne kemi unitet mes anëtarëve dhe sindikatës dhe nuk do të dorëzohemi”, tha Branko Kostovski -Sindikata e Ministrisë së Kulturës në SPOGJ.

Nga ana tjetër, personat e zgjedhur kanë pasur rritje serioze të pagave dhe tani gjoja do të kërkojnë një mënyrë për të ulur shumën me një ligj të ri. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi dje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndryshohet me vendim të qeverisë dhe për këtë arsye do të duhet të marrin paga të larta.

Derisa një numër i madh i të punësuarve në sektorin publik dhe institucionet janë rregullisht në rrugë duke protestuar për paga më të larta, llogaritjet e sindikalistëve thonë se rreth 500 funksionarë do të marrin paga nga 1500 deri në 2300 euro në muaj./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme