Fatmir Izairi rrëmben interesimin e diasporës

Veprimtarët që jetojnë në Gjermani mbrëmë kanë pasur takim me kandidatin për kryetar komune të Zhelinës, Fatmir Izairin. Siç u shpreh Jusuf Jusufi veprimtarë i njohur dhe që ka kontribuar edhe për vendlindjen tha se në këto zgjedhje nuk duhet të shikohet kandidati se nga cila parti vjen, por kandidati i cili do të punojë për komunën e Zhelinës. Sipas tij Doki, pra Fatmir Izairi është njëri nga kandidatët që duhet mbështetur pasi atij mund ti shihen veprat që ka punuar, përcjell TetovaSot

“Ne jemi përcaktu për ma tmirin, për Dokin që i thoni ju, ka punu, dhe neve na heshtin veprat, ju e shifi me sy punet. Zhelina në këtë rast kërkon që të heqim dorë nga partitë politike, dhe të votojmë njeriun që na çon përpara. Kryetar komune nuk është vend pune, por të tregosh vepra ti prekim ti ndjejmë dhe ti shfrytëzojmë. Fatmir Izairi nuk ka nevojë të na tregoje program se çka ka bërë, por ne duhet ta dëgjojmë se çka do të bëje në të ardhmen. Zhelina merr një pamje të re, Zhelina është më qytezë dhe ka arritur shumë më shumë nga komunat tjera” u shpreh Jusuf Jusufi veprimtar në Gjermani.

Ndryshe Fatmir Izairi ditë më parë ishte edhe në Zvicër ku pati mbështetje të madhe ku mori garanca se me 15 tetor do të vijnë në vendëlindje për të votuar dhe për ta çuar komunën e Zhelinës edhe më tej me investime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme