Fatmir Limaj: Ja pse nuk dalim në fushatë bashkë me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn!

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në emisionin “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova duke komentuar nisjen e fushatës para kohe, tha se për të gjitha partitë, gjatë gjithës kohës është një lloj parafushate.

“Parafushata elektorale vetëm sa është intensifikuar”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

I pyetur se pse të tre liderët, ai, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli nuk po marrin pjesë bashkë në fushatë elektorale, ai tha se koalicioni i lidhur me AAK-në, para një viti është më i natyrshmi në Kosovën e pasluftës.

“Mungesa e mospasjes së koalicioneve parazgjedhore, do të jetë edhe vështirë e konceptueshme”, tha ai.

Ai tha që të tri partitë politike kanë programe të ndryshme, kanë lidership të ndryshëm.

“Edhe me AAK-në, që jemi për më shumë se një vjet bashkë, fushatat i kemi bërë të ndara”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Limaj konsideron se fushata ndaras, e fuqizon koalicionin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme