Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se pse Vetëvendosje bën që të flet me LDK-në për një koalicion, pra me një parti në pushtet, e ne nuk bën të flasim apo të hyjmë në koalicion, me një parti që është në pushtet.
“Këto janë standarde të dyfishta. Madje, mendoj se është më fer që të bëjmë tash koalicion, se pas zgjedhjeve, siç ka ndodhur”, tha ai në emisionin “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se sot, kemi pasur t’i kemi dy koalicione.
“Se ku dështuan LDK e VV ne nuk e dijmë”, tha ai.
Ai tha se nuk është faktori për krijimin e koalicionit PDK- AAK- Nisma.
“Iniciator i këtij koalicioni nuk jam unë. As këta dy tjerët (Ramush Haradinaj e Kadri Veseli) nuk janë. Mirëpo, ia kam dhënë fjalën Ramush Haradinajt se do ta mbështes në realizimin e qëllimit të tij për t’u bërë kryeministër”, tha ai.